Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e mundshëm në NATO.

Ushtarët suedezë do të jenë pjesë e linjës së parë të mbrojtjes kundër një pushtimi të mundshëm rus në Balltik, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa vendi ende nuk është anëtarësuar zyrtarisht në aleancën ushtarake të udhëhequr nga ShBA-ja, Suedia tashmë ka filluar të operojë në mënyrë aktive brenda kornizave të NATO-s.

Stokholmi do të dërgojë një njësi batalioni prej rreth 600-800 ushtarësh dhe forca të blinduara të rënda për t’u bërë pjesë e “Pranisë së Përparuar të Përmirësuar” të NATO-s.

Batalioni do të qëndrojë në Letoni me rotacion gjashtëmujor.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Suedia nisi një përpjekje për t’u bashkuar me aleancën në maj 2022, duke hequr dorë nga një politikë e gjatë e neutralitetit, megjithëse ishte e lidhur ngushtë me bllokun.

Check Also

Aksident mes tri veturave në Çagllavicë, pesë të lënduar

Sot rreth orës 20:00, një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në Çagllavicë, ku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *