Avionë të NATO-s ngriten mbi Poloni derisa Putin hedh raketa rreth kufirit të saj me Ukrainën

Avionë luftarakë të NATO-s janë ngritur rreth kufirit Poloni-Ukrainë pas sulmeve të fundit ruse në territorin ukrainas.

Së paku tre avionë F-16 janë parë në territorin polak, derisa sulmet e urdhëruara nga Vladimir Putin janë intensifikuar, raporton Mirror, përcjell Kosovalajm.net

Polonia është anëtar i NATO-s, që nënkupton se çfarëdo sulmi në territorin e saj mund të rezultojë me përfshirje masive të vendeve të tjera anëtare të Aleancës Veri-Atlantike.

Këtë të mërkurë ka pasur raportime për sulme gjithandej territorit të Ukrainës, përfshirë edhe kryeqendrën Kievin.  Sulmet ruse janë rritur dukshëm që pas vitit të ri.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *