Sot nga hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën grabitje.
Policia informon se rasti ka ndodhë me datën 05.02.2024, në një pompë derivatesh, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku personat e dyshuar me forcë kanë grabitur një shumë parash dhe disa pako me cigare.
Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot ku pas marrjes së disa veprimeve intenzive hetimore dhe operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:
– V.K,mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– D.K mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– R.H, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton policia.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejn veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet më tej, informon policia.