“Ku është ekuilibri?”, deputetja britanike i reagon Amerikës pas deklaratave të fundit

Deputetja britanike, Alicia Kearns, i ka reaguar Amerikës për deklaratat e fundit, ku ambasadori Jeffrey Hovenier tha se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Hovenier duke përmendur çështjen e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, ishte shprehur se këto veprime po i rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë “po i kufizojnë mundësitë që ShBA-të të shërbejnë si avokues për Kosovën në arenën ndërkombëtare”.

E në lidhje me këtë deklaratë, Kearns, pyeti se ku është ekuilibri dhe se a është parë një deklaratë e tillë nga ShBA-të pas rrëmbimit të paligjshëm të tre policëve nga Serbia, njofton kosovalajm.net

Ku është ekulibri? A kemi parë një deklaratë të tillë nga ShBA-të pas rrëmbimit të paligjshëm të tre policëve nga Serbia Heshtja për sulmin terrorist në Banjska mbetet shurdhuese”, ka shkruar tutje ajo.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *