BQK tregon se ku dhe si mund të bëhet pranimi e konvertimi i valutave të tjera në euro

Banka Qendrore e Kosovës ka treguar se ku dhe si mund të bëhet pranimi dhe konvertimi i valutave të tjera në euro.

Në një njoftim në Facebook, BQK-ja ka thënë se këmbimet valutore mund të kryhen në Kosovë në të gjitha institucionet apo këmbimoret të cilat janë të licencuara nga BQK-ja për të ofruar këtë shërbim.

BQK-ja gjithashtu ka treguar se a mund të përdoren si mjet pagese valutat tjera joeuro, njofton Klankosova.tv.

“Valutat tjera jo euro mund të përdoren si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta joeuro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta joeuro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor, pa kufizim”, njofton BQK-ja.

Ndërkaq, një ditë ditë më parë, BQK-ja ka sqaruar edhe si rregullorja e re mundëson pranimin e fondeve me valuta tjera prej euros, përfshirë dinarin.

“Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të pranojnë ndihmat e tyre financiare, pensione apo pagat e tyre nga cilido vend, përfshirë Serbinë, në llogaritë e tyre bankare, në euro, përmes bankave apo institucioneve tjera financiare të licencuara nga BQK e që operojnë në vend”, thekson BQK, transmeton KlanKosova.tv.

“Ato mund të pranohen në cilëndo valutë nga banka dhe do të konvertohen në euro, pastaj nëse qytetarit i nevojiten për shembull në dinarë, mund t’i konvertojnë në cilëndo këmbimore të licencuar”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *