Xhafer Tahiri shpenzon “shumë” që të duket bukur, pamjen ia beson frizerit më të shtrenjtë në Kosovë, “Rizza”

 

Qyteti i Vushtrrisë njihet për numrin e madh të frizerëve, të cilëve u ka dalë emri për mjeshtri.

 

Shumë figura publike nga ky qytet, nuk i ndërrojnë frizerët vushtrrias, edhe pse punojnë në qytete të tjera, shkruan Jepi zë

 

Madje, ka raste kur nga qytete të tjera shkojnë në Vushtrri për t’u kujdesur për dukjen.

 

Por shembullin jo të mirë po jep dikur i pari i qytetit, Xhafer Tahiri, i cili duket se nuk u beson frizerëve vushtrrias.

 

Xhaferi ka zgjedhur që prerjen e flokëve t’ia besojë njërit nga frizerët e njohur në Kosovë, por që vepron në Prishtinë.

 

Rizza është një prej frizerëve më të shtrenjtë në Kosovë, por për ish-kryetarin ky nuk duket që është problem.

 

Ndryshe Xhafer Tahiri prej vitesh jeton në Prishtinë, e vendbanimin nuk e ndërroi as kur u zgjodh kryetar i Vushtrrisë./ Jepi zë

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *