Arrestohet pasi disa herë mori pije alkoolike pa paguar në një dyqan

Të premten rreth orës 15:50, është arrestuar një person në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte marrë pije alkoolike në një dyqan dhe nuk i kishte paguar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë,  në momentin e arrestimit i dyshuari kishte pasur në dorë një palë gërshërë të cilat i kishte përdorur si mjet kërcënimi, raporton Lajm Kosova.

“Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë 02.02.2024 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në gjendje të dehur kishte marrë pije alkoolike nga një market dhe nuk i kishte paguar. I dyshuari sipas ankueses-punëtore e marketit, e ka përsëritur veprimin e njëjtë disa herë më përpara. Në momentin e arrestimit i dyshuari kishte pasur në dorë një palë gërshërë të cilat i përdorur si mjet kërcënimi. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *