Shtatë të shoqëruar nga aksioni kundër strukturave paralele serbe në rajonin e Dukagjinit

Prokuroria e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot aksione në fshatra të Pejës, Kilinës dhe Istogut, me ç’rast janë shoqëruar në stacion policor shtatë vetë si të dyshuar për zhvillimin e aktiviteteve të kundërligjshme.

Lajmin për Kosovalajm.net  e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, i cili ka thënë se të njëjtit pastaj janë liruar me urdhër të prokurorit.

“Janë shoqëruar shtatë persona. Të njëjtit janë intervistuar në stacionet policore dhe me autorizimin e prokurorit janë hapur raste penale”, ka thënë Nikqi.

Sipas njohurive të Klankosova.tv, në këto dy fshatra, që janë të banuara me popullatë serbe, janë të përqendruara strukturat paralele serbe.

Policia e Kosovës ka konfiskuar edhe dokumente, kompjuterë dhe celularë për ta hetuar rastin deri në fund.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *