Arrestohen dy zyrtarë të ATK-së për kontrabandë me barna

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës nga komuniteti serb,  nën akuza të kontrabandës së barnave.

Pas njoftimit zyrtar, ATK-ja ka ndërmarr të gjitha veprimet konform kornizave ligjore, ku ka pezulluar dy të arrestuarit nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, raporton Lajm Kosova.

“Veprimet e tilla që dëmtojnë integritetin e Administratës Tatimore duhet të luftohen pa kompromis, duke siguruar drejtësi dhe përgjegjësi për të ruajtur besimin në institucionet qeveritare”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

“Andaj shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, si për këtë rast, ashtu dhe për çdo rast tjetër të dyshuar”, shton ATK-ja.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *