Kryetari Hamza nderon dëshmorët Sami Gashi dhe Afrim Hajrizi në ditën e rënies  

Sot, në nderim dhe respekt për dëshmorët Sami Gashi dhe Afrim Hajrizi, të cilët humbën jetën në shërbim të lirisë dhe vendit tonë, kryetari i komunës, Bedri Hamza, së bashku me përfaqësues të Shoqatave të Dalura nga Lufta dhe familjarë të dëshmorëve, bënë homazhe tek varri dhe vendi i rënies së tyre.

 

Në fjalën e tij, kryetari Hamza theksoi nderimin për guximin e dëshmorëve në kohën e luftës, duke i quajtur shembuj frymëzues për të gjithë.

 

“Ata na lënë një trashëgimi të pasur të guximit dhe përkushtimit. Në këtë ditë të rëndësishme, le të bëhemi pjesë e vazhdimit të tyre, për të ruajtur dhe çmuar trashëgiminë” është shprehur kryetari Hamza.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *