13-vjeçarja që u lëndua nga bombola e gazit në Kçiq do të dërgohet për trajtim jashtë vendit

13-vjeçarja që u lëndua nga bombola e gazit në Kçiq të Mitrovicës do të dërgohet për trajtim jashtë vendit.

Ajo deri më sot është trajtuar në Klinikën e Anestezionit me mjekim intensiv. 13-vjeçarja është rekomanduar nga mjekët për trajtim jashtë vendit për shkak që ka djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, përcjell Kosovalajm,net

Kujtojmë se 15 persona mbetën të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi të shtunën në mbrëmje, ku 14 prej tyre u trajtuan në QKUK.

Veç 13 vjeçes, edhe një vajzë 10-vjeçare, shtetase suedeze, do të vazhdojë trajtimin në Suedi në një qendër të specializuar për djegie.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *