Lëndohen dy persona nga shpërthimi i një granate dore në Mitrovicën e Veriut

Dy persona janë lënduar në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicën e Veriut pasi ka shpërthyer një granatë dore afër një hoteli.

Këtë për Kosovalajm.net e bëri të ditur Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Veriut.

Sipas Elshanit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50.

Ai ka shtuar se janë dëmtuar 4 deri në 5 vetura, duke shtuar se njëri prej të lënduarve ka marrë lëndime më të rënda dhe se të dy janë duke u trajtuar në spital, po ashtu e pranishme është atje edhe policia./kosovalajm.net

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *