Gjatë një kontrolle të një veture me targa vendore policia ka gjetur dhe ka konfiskuar 1299 boksa me cigarr.
Gjatë legjitimimit të tre personave njëri nga ta ka rezistuar duke sulmuar fizikisht njërin nga policët.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Komunikata e plotë:
PENGIM I PERSONIT ZYRTAR GJATË KRYERJES SË DETYRËS ZYRTARE/KONTRABANDË ME MALLRA/KANOSJE
Viti 14.01.2024-13:40.Raportohet se njësiti policor dhe njësiti mobil i doganës kanë ndaluar një veturë me targa vendore ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 1299 boksa me cigare. Gjatë legjitimimit të personave të dyshuar, njëri nga ta ka rezistuar duke e sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Dy të dyshuar janë arrestuar ndërsa i dyshuari i tretë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime.