Dëshmitari që ka shërbyer në Zonën Operative të Dukagjinit nesër e vazhdon dëshminë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Dëshmitari i 39-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W01493 do të vazhdojë dëshminë e tij edhe në seancën e nesërme në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pyetjet për këtë dëshmitar ka filluar që t’i parashtroj ZPS e përfaqësuar nga prokurori Nathan Quick.

E gjithë dëshmia e këtij dëshmitari gjatë ditës së sotme është dëgjuar në sesion privat edhe në kohën kur mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Luka Misetic ka filluar kundërpyetjet për dëshmitarin.

Para se të fillohet me pyetje për këtë dëshmitar, Zyra e Prokurorit të Specializuar e përfaqësuar nga prokurori Nathan Quick tha se dëshmitari do të jep informacion sa i takon strukturës dhe marrëdhënieve në mes forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe FARK-ut.

“Dëshmitari ka shërbyer në Zonën Operative të Dukagjinit nga mesi i vitit 1998 dhe jep informacion sa i takon strukturës dhe marrëdhënies ndërmjet forcave të UÇK-së dhe forcave të armatosura të Republikës së Kosovës (FARK). FARK-u dhe njësitet e caktuara në dhe përreth Zonës Operative të Dukagjinit kanë respektuar vetëm autoritetin e Republikës së Qeverisë së Kosovës që është njohur ndryshe edhe si Qeveria në ekzil. Në takimet ndërmjet FARK-ut dhe anëtarëve të UÇK-së, rreth gushtit 1998 dhe fillimit të shtatorit 1998, anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, duke përfshirë Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Bislim Zyrapin dhe Lah Ibrahimajn kanë vendosur autoritetin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së mbi forcat e Zonës Operative të Dukagjinit”, tha prokurori gjatë leximit të përmbledhjes për këtë dëshmitar.

Sipas asaj çka lexoi prokurori, dëshmitari kishte thënë se Thaçi ishte personi më i lartë në UÇK gjatë kësaj periudhe kohore.

“Sipas dëshmitarit, Thaçi ishte nëpunësi dhe personi më i lartë i UÇK-së në këto takime. Dëshmitari po ashtu jep informacion sa i takon strukturës së organizimit të njësive të caktuara të UÇK-së dhe FARK-ut në Shqipëri në fund të vitit 1998 dhe 1999. Rreth marsit 1999, dëshmitari ka gjetur një dokument që supozohet që është nxjerrë nga Azem Syla dhe Jakup Krasniqi në një bazë të caktuar në Shqipëri”, tha prokurori.

Sipas tij, ky dokument tregon autoritetin ekskluziv që kishte Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në raport me atë të Qeverisë në ekzil.

“Dokumenti parashikon dhe tregon autoritetin ekskluziv të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe mohon autoritetin e Qeverisë në ekzil. Dëshmitari jep informacion rreth trajtimit të UÇK-së të personave oponent të perceptuar prej saj si të tillë përfshirë këtu edhe anëtarë të FARK-ut dhe bashkëpunëtor të pretenduar në Zonën Operative të Dukagjinit e vende të caktuara në Shqipëri”, tha tutje prokurori Quick.

Me kërkesën e ZPS-së, deklaratat e këtij dëshmitari të dhëna më herët së bashku me materialet përcjellëse u pranuan si prova materiale.

Ndërsa, pyetjet për këtë dëshmitar kanë filluar që të parashtrohen në sesion privat për publikun nga prokurori Quick. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë përafërsisht 2 deri në 3 ditë. Ai tha se ZPS-ja ka paraparë 2 orë për marrjen në pyetje këtë dëshmitarë, ndërsa mbrojtja 10 deri në 11 orë./BetimipërDrejtësi

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *