Kurti përmend shqiptarët e arrestuar nga Serbia: Kjo është shkelje e qëllimshme, bie ndesh me konventat ndërkombëtare

Kryeministri Albin Kurti ka nisur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2024, duke folur së pari për liberalizimin e vizave.

Në këtë linjë ai ka përmendur edhe masat evropiane të vendosura pas përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.

“Angazhohemi çdo vit që masave të padrejta të BE-së t’u vijë fundi. Masa e fundit që i erdhi fundi ishte regjimi i vizave. Kemi qenë shtet i fundit në Ballkan dhe Evropë që nuk ka mundur të lëvizë lirshëm përtej shteteve fqinje”, është shprehur Kurti.

Duke thënë që viti i ri, trashëgon një fqinj të vjetër si Serbia, Kurti ka përmendur rastet e arrestimeve të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe.

Serbia ka arrestuar Xhavit Dakajn dhe Hasan Dakajn, Hasna Dakaj vazhdon të mbahet në mënyrë arbitrare. Kjo është shkelje e qëllimshme, dashakeqe, që bie ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

Kurti ka përmendur edhe mbajtjen në paraburgim prej kohës të Nezir Mehmetajt dhe Petrit Dulës që është dënuar padrejtësisht.

“Ministrja Albulena Haxhiu ka kërkuar ekstradimin e tyre. Përgjigje nuk kemi marrë kurrë përveç lajmit për vazhdim të procesit”.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *