Kamioni e shkel për vdekje një këmbësor në Vushtrri, s’ndalet në vendngjarje

 

Një person i moshës 56-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një kamion në Maxhunaj të Vushtrrisë.

Lajmin për Kosovalajm.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se kamioni që ishte i përfshirë në aksident nuk është ndalur në vend të ngjarjes.

“Nga informacionet e para dyshohet për aksident trafiku. Bëhet fjalë që një kamion e ka goditur një këmbësor dhe si pasojë e ka humbur jetën. Në bazë të informacioneve të para, kamioni nuk është ndalur në vend të ngjarjes”, tha Zahiti për Kosovalajm.net

Tutje, ai tha se këto janë dyshimet që policia i ka ngritur në bazë të rrethanave dhe dëshmitarëve./KlanKosova

Check Also

Mërgimtari vendos emrin e Hashim Thaçit në tabela të veturës se tij

Mërgimtari vendos emrin e Hashim Thaçit në tabela të veturës se tij 👇 “Respekt për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *