Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Konjufca: Mosndëshkimi i Serbisë po e rritë numrin dhe natyrën e sulmeve mbi Kosovën

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, në Merdarë nga policia serbe.

Konjufca tha se arrestimi i Dakajt përbën një sinjal tepër të rrezikshëm në vazhdën e ngjarjeve që tregojnë se autokracitë sot po sulmojnë nga ta gjitha anët stabilitetin dhe paqen.

E “vetmja mënyrë e mbijetesës së tyre është shtypja e opozitës dhe demokracisë së brendshme, por dhe dëmtimi me çdo mjet i fqinjëve”.

“Në mënyrë të përsëritur, mungesa e ndëshkimit ndaj Serbisë po e rrit numrin dhe natyrën e sulmeve të saj mbi Republikën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha Konjufca, transmeton Kosovalajm.net

Tutje, kreu i kuvendit bëri thirrje për lirim të menjëhershëm të Dakajt, pasi sipas tij, mbajtja peng e tij, vetëm pse ishte ushtar i UÇK-së tregon që në Serbi kanë të bëjnë me një qeveri dhe me një shtet që nuk ka ndryshuar aspak në raport me atë Serbi që bëri krime lufte, spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë.

“Me këtë akt, qeveria serbe dëshmon se është në përputhje të plotë me politikën e regjimit të Millosheviqit. Akte të tilla mbi qytetarët tanë nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë. Thirrja e komunitetit ndërkombëtar për t’i bërë presion Serbisë për lirimin e Hasan Dakajt do t’i shërbente më së miri stabilitetit dhe mundësive të së ardhmes”, tha ai.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *