12,281,862.00€ dhe 170 projekte do të realizohen me planin e prokurimit për vitin 2024
Me planin e aprovuar të prokurimit, Komuna e Vushtrrisë do zhvillojë këto aktivitet:
– 60 kontrata për furnizim në vlerën 1,416,768.00€,
– 48 kontrata për shërbime në vlerën e parashikuar prej 1,096,350.00€,
– 62 kontrata për punë në vlerën e parashikuar prej 9,668,744.00€, dhe
– Konkurset e projektimit në vlerën e parashikuar 50,000.00€ .
Plani i Prokurimit për këtë vit, i cili është bërë në koordinim me drejtoritë, është hartuar duke u bazuar në buxhetin e vitit 2024, në mënyrë që ky plan të jetë konkret dhe t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve.
Kujdes të veçantë i kemi kushtuar kontratave afatgjate 1-3 vite, që të jenë në përputhje me Kornizën Afatmesme Buxhetore të komunës sonë.