Haziri: Kurti të tregoj kur largohen sanksionet, ajo që bëri në aeroplan është budallaki e llojit të vet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave, përkundrazi ai ka thënë se VV e ka bllokuar këtë proces për 7 vite.

“Koha me kërku falje për bllokimin 7 vjeçar dhe me i tregu popullit kur largohen sanksionet”, ka shkruar Haziri.

 

Tutje ish-kryetari i Gjilanit ka komentuar fjalimin e Kurtit në aeroplanin prej nga u nisën 50 përfitues të udhëtimit falas në Vjenë.

 

“Një kryeministër që u flet 50 qytetarëve fitues të biletave gratis për Vjenë në aeroplanin edhe me mbi 200 të tjerë që shkojnë me gurbet për punë, është budallaki e llojit të vetë. Shpresoj që këta 50 përfituesit të mos jetë i gjithë Grupi Parlamentar i VV-së!”, ka shkruar Haziri.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *