Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Bislimi ka deklaruar se vendimet e kësaj gjykate nuk janë kredibile.
Numri dy i ekzekutivit theksoi se vendimet rrjedhin nga një ambient i korruptuar.
“Gjykata jonë Kushtetuese njihet për prodhim të dokumenteve kontroverse në vendime dhe këtë e shohim në baza ditore, sepse ne besojmë se atyre u mungon kompetenca dhe kredibiliteti, dhe ky nuk është i vetmi vendim i Gjykatës që nuk ka mundur të zbatohet në të kaluarën, për shembull Gjykata ka prodhuar një dokument tjetër, një vendim tjetër, që pak a shumë njeh kërkesën e punëtorëve të një kompanie të privatizuar në Ferizaj në vlerë prej 22 milionë euro, ndërsa në të njëjtën kohë ligji thotë se nuk mund të kompensohen punëtorët më shumë se 80% për qind të vlerës së shitur të firmës, që ka qenë 5 milionë”, deklaroi Bislimi në një intervistë për Radio Gorazhdec, transmeton Kosovalajm.net