Daily Archives: January 2, 2024

AP rendit luftën e Kosovës si prej ngjarjeve më të mëdha të 25 viteve më parë

Çfarë ndodhi 25 vite më parë që ndikoi në zhvillimet botërore të çerek shekullit në vazhdim? Që nga krijimi i Euros, tek lufta në Kosovë dhe deri tek ndërrimi i pushtetit në Rusi, le të ndjekim në vazhdim një përmbledhje të ngjarjeve më të rëndësishme që lanë gjurmë. Me shampanjë dhe tullumbace që lëshoheshin në ajër u festua fillimi i …

Më Shumë

“Alarmon” ministri i Mbrojtjes: Vendi në rrezik nga kërcënimet e Serbisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se vendi është në rrezik nga kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë, pasi kjo e fundit po mbështet grupet e armatosura paramilitare. Maqedonci thotë se Serbia ka dislokuar tri brigada ushtarake në jug të territorit të saj dhe përgjatë vijës kufitare me Kosovën ka vendosur 48 baza operacionale. Në intervistën për KosovaPress, ai deklaron se …

Më Shumë

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Veselit, anulon vetëm seancat nga 12-15 shkurt

Trupi gjykues ka pranuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit, dhe ka liruar vetëm mbajtjen e seancave në këtë rast, nga data 12 deri më 15 shkurt. Sipas një njoftimi, kolegji ka konstatuar se Mbrojtja e Veselit, ka treguar një arsye të mirë për një rregullim të kufizuar të orarit, transmeton kosovalajm.net. Kjo në mënyrë që të sigurohet që …

Më Shumë

Stërvitjet në Ujman, KFOR-i publikon pamjet (VIDEO)

Para disa ditësh ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, kanë kryer stërvitje speciale në Ujman. Ndër sot, KFOR-i i ka publikuar pamjet nga ky ushtrim të kryer nga Lagunari italian. “KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për …

Më Shumë

80 vjet nga përfundimi i Konferencës së Bujanit

Konferenca e Bujanit ka filluar më 31 dhjetor 1943 dhe ka përfunduar më 2 janar 1944, në të cilën është nënshkruar një rezolutë, ku Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje dhe realizimi i dëshirës së popullit shqiptar të Kosovës për bashkim me Shqipërinë. Konferenca e Bujanit është mbajtur më 31 dhjetor 1943 e deri me 2 …

Më Shumë

“Nuk i pritoj belasë, ta deshi uniformën”: Sulmohet dhe kërcënohet një polic

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Kështu ka ndodhur së fundmi në fshatin Doganaj në Kaçanik, ku një zyrtar policor është sulmuar dhe kërcënuar nga …

Më Shumë

Lushtaku e krahason Kurtin me Millosheviqin: S’e di a o n’pushtet Jugosllavia a Albini

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka krahasuar kryeministrin Albin Kurti me ish-kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviq. E ky krahasim ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë së Lushtakut me ndarjet buxhetore për vitin 2024. Nënkryetari i Skenderajt, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, e sheh absurde mospërkrahjen e Qeverisë për vitin 2014. Thotë se vetëm nën …

Më Shumë

Rrahje e rëndë në Drenas: Përdoren stupca, thika e sakica

Një rrahje e rëndë ka ndodhur dje në Drenas. Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjashtë meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet dy grupeve ku janë përdorur mjete të forta, thika si dhe një sëpatë. Pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas inicimit të …

Më Shumë

Numër i madh i qytetarëve shihen në aeroportin e Prishtinës për të shfrytëzuar të drejtën e lëvizjes për në vendet e zonës Shengen

Numër i madh i qytetarëve është parë të hënën e 1 janarit në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, në ditën e parë ku qytetarët e Kosovës kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave të aeroportit “ Adem Jashari” në Prishtinë, 35 fluturime nga Kosova do të realizohet vetëm sot në drejtim të …

Më Shumë

Policia e trafikut në qytet gjindet në gjum

Fotolajm: Kështu bllokohet parkingu tek Pediatria në MItrovice nga disa qytetarët që shkojnë të pijnë kafe ndërsa nënat detyrohen t’i bartin fëmijët në duar nga mungesa e hapësirës. Kjo gjendje e parkimit te pediatria ne mitrovice nuk e kan vetem sod po thujse gjdo dit ketu mungon ligji njoftohet 192 per bllokim te parkingut dhe nuk intervenojn ketu është munges …

Më Shumë