Ish-ministri slloven i Mbrojtjes mirëpret liberalizimin për kosovarët: Avokuam ndër vite bashkë me PDK-në

Ish-ministri i Mbrojtjes i Sllovenisë, Roman Jakiq, e ka quajtur lajm të mirë heqjen e vizave për kosovarët.

Jakiq, për këtë sukses e ka përmendur edhe Partinë Demokratike të Kosovës, njofton Kosovalajm.net

“Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës. Nga sot ata mund të udhëtojnë në zonën Shngen të Bashkimit Evropian pa vizë, gjë që ne së bashku me Rrjetin Liberal të Evropës Juglindore (LIBSEEN), Partinë Demokratike të Kosovës, Partinë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, kemi avokuar në vitet e fundi. Ju faleminderit të gjithëve”, shkroi Jakiq.

Check Also

Aksidenti me fatalitet në Prizren: Dy nga viktimat ishin futbollistë

Një aksident me fataliet ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Prizrenit. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *