Nënkryetari Tahiri viziton panairin në Mitrovicë, takon edhe gratë punëtore

Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar panairin që është hapur në qytet.

 

Ai ka takuar edhe gra punëtore, të cilat kishin prezantuar punën e tyre, shkruan “KosovaLajm”.

 

Statusi i plotë i Tahirit:

 

Në këto ditë festive e për t’ju uruar mirëseardhje diasporës, nisi “Panairi tradicional” në Mitrovicë, ku u promovuan veshje kombëtare, punime dore dhe ushqime tradicionale.

 

Teksa takova gra të zellshme që po e promovonin punën e tyre, premtova mbështetje të vazhdueshme për këto aktivitete që synim kryesor e kanë nxitjen e përdorimit të produkteve tona.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *