Kryetari Idrizi së bashku me nënkryetarin Zhegrova vizitojnë herojntë e ndërrimit të viteve

 

I pari i Vushtrrisë Ferit Idrizi i shoqëruar edhe nga nënkryetari Shpetim Zhegrova kanë vizituar institucionet kujdestare që janë në shërbim të qytetarëve.

 

Përmes një postimi, Idrizi ka falenderuar të gjitha ekipet kujdestare duke i cilësuar edhe si heronjë të ndërrimit të viteve, shkruan KL.

 

Postimi i plotë:

 

Heronjtë e ndërrimit të viteve

 

Punëtorët shëndetësor👩‍⚕️👨‍⚕️, policët🧑‍✈️👨‍✈️, zjarrfikësit👩‍🚒🧑‍🚒 e punëtorët e vyer të KRM “Uniteti”, janë gjithmonë në shërbim të qytetarëve, e edhe sonte kur të gjithë po festojmë ndërrimin e viteve.🎆

 

Në vizitën që ju bëmë ekipeve kujdestare, i falënderuam për punën e palodhur dhe i uruam që Viti i Ri 2024, të jetë i vit i mbarë për të gjithë.🙏

 

Faleminderit për përkushtimin, heronj!

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *