Komandanti i KFOR-it: Pas 24 shtatorit e kemi katërfishuar praninë tonë në veri të Kosovës

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Özkan Ulutaş, ka folur për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit nga një grup serb.

Në një intervistë ekskluzive për Klankosova.tv , ai ka theksuar se për këtë NATO-ja e ka rritur numrin e pjesëtarëve të saj.

“Pas incidentit të dhunshëm të 24 shtatorit dhe sulmeve të papranueshme ndaj trupave të KFOR-it në fillim të majit, NATO-ja ka dislokuar forca rezervë shtesë me kapacitete shtesë. Tani jemi duke zhvilluar më shumë aktivitete. Ne kemi katërfishuar praninë tonë në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe ato përgjatë vijës kufitare administrative. Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të vazhduar përmbushjen e mandatit të tij të OKB-së, plotësisht dhe në mënyrë të paanshme”.

Synimi ynë është të parandalojmë përshkallëzimin, por në rast përshkallëzimi, ne jemi të gatshëm dhe të pajisur për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin tonë. KFOR-i mbetet reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX). Pra, koordinimi ynë i vazhdueshëm është kyç për të garantuar siguri të qëndrueshme për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Ulutaş.

Intervistën e plotë të numrit një të NATO-s në Kosovë mund ta lexoni në Klankosova.tv nga ora 14:00.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *