Jasharaj akuzon Qeverinë se po tenton shuarjen e sindikatave

Kryetari i SBAShKU-t, Rrahman Jasharaj dihet që vazhdimisht ka përplasje me Qeverinë, ku sot erdhi edhe me një tjetër deklaratë.

 

Jasharaj gjatë 12 muajve, avokoi pa ndalur për kushte më të mira për mësimdhënësit, por ai asesi nuk pajtohet me sjelljen e Qeverisë në raport me ta, shkruan Sinjali.

 

Ai gjithashtu tha se Qeveria Kurti po tenton shuarjen e sindikatave.

 

“Kur ka qëndrim të gabuar ndaj sindikatave do të thotë qëndrimi është ndaj të punësuarve në sektorin publik dhe të gjithë të punësuarit në sektorin publik janë punëtor të shtetit. Madje unë kam bindjen, Kurti dhe qeveria fillimisht kanë bërë gjithë angazhimet për shuarjen e Sindikatave. Ky argument është i argumentuar sepse zotëri Hekuran pa analiza i shleu të gjithë anëtaret e sindikatave”, u shpreh ai.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *