Aktivistë të PDK-së, shpalosin “dhuratat e Albin Kurtit si babadimër”

Aktivistët e forumit rinor të Partisë Demokratike të Kosovës kanë shpalosur “dhuratat” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Por këto “dhurata” nuk ishin edhe aq të mira. Në dhurata kishte mbishkrime ku sipas këtyre aktivistëve përfaqësonin skandalet e qeverisë, njofton Kosovalajm.net.

“Sot së bashku me rininë Demokratike të Kosovës kemi dalë të bëjmë balancin vjetor të kryeministrit ose ndryshe siç po e thërrasim ‘babadimër. Supozohet se babadimri sjell vetëm dhurata të mira por kryeministri edhe në këtë rol na ka dëshpëruar”, ka thënë kryetarja e forumit rinor të PDK-së, Arbnora Salihu.

Sipas saj dhuratat që i ka sjell kryeministri vendit kanë qenë aferat, skandalet, keqpërdorimet, ku si pasojë e tyre është përkeqësuar jeta e qytetarëve të Kosovës.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *