Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se nga më pak se 4 milionë euro sa ishte investuar në armatime gjatë qeverisjes së kaluar, në këtë periudhë 3 vjeçare është investuar mbi 290 milionë euro.

Sipas tij, brenda tre viteve është investuar më tepër investime se e gjithë periudha që nga koha e transformimit të TMK-së në FSK, raporton KosovaLajm.

“Nga më pak se 4 milionë euro sa ishte investuar në armatime gjatë qeverisjes së kaluar, në këtë periudhë 3 vjeçare është investuar mbi 290 milionë euro, me ç’rast dhe kemi shënuar një ngritje rekord të kapaciteteve luftarake të ushtrisë sonë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Brenda tre viteve kemi investuar më tepër investime se e gjithë periudha që nga koha e transformimit të TMK-së në FSK. Do të vazhdojmë me hapa të sigurt të konsolidojmë ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Ejup Maqedonci.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *