“Dy javët e ardhshme të vështira”, analisti austriak: Të mbrohet Kosova, mund të ketë luftë

Analisti austriak, Gunther Fehlinger ka folur në lidhje me situatën e sigurisë në Ballkan duke theksuar se BE duhet të jetë gati t’i përgjigjet Serbisë nëse tenton të nisë një luftë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

Analisti austriak bëri apel dhe ndaj Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi që të përgatiten për t’i treguar Serbisë se nuk mund të kryej aksione ushtarake me qëllim ndryshimin e kufijve.

“Ne nuk mund ta pranojmë pushtimin rus të Serbisë. Duhet të mbështesim ndryshimin në Beograd dhe në gjithë Serbinë. Njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë e padiskutueshme, por duhet të përgatitemi për një luftë nga Serbia në Kosovë dhe në Bosnje, pasi regjimi i Vuçiqit është shumë i rrezikshëm. Ndaj ne duhet të mbrojmë Kosovën dhe Bosnjën, përpara se të bëhet shkëputja e Republikës Srpska. Të gjitha ushtritë e Ballkanit të jenë të gatshme për të mbrojtur Kosovën. Të jenë Shqipëria dhe Maqedonia të sigurohen dhe t’i tregojnë Serbisë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet”, tha Fehlinger.

Ai tha se për Serbinë skenari më i mirë është të shkëputet nga Rusia.

“Nuk duhet që Serbia të kthehet në Bjellorusinë e re. Në zgjedhjet e fundit në Bjellorusi Lukashenko i humbi zgjedhjet dhe ai vazhdon të jetë në pushtet. Serbia sot është Bjellorusia e Ballkanit dhe prova më e mirë për këtë është kur presidenti kritikon popullin e tij një ditë pas zgjedhjeve. Serbia armatoset he është nën ndikimin politik rus dhe ka qenë e tillë që në vitin 2003 me vrasjen kryeministrit Zoran Gjingjiqit”.

Analisti austriak tha se Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve, kanë marrëdhënie tregtare me Rusinë dhe kanë një qendër në Nish që konsiderohet qendër humanitare, por në fakt është një bazë ushtarake.

“Është një lidhje shumë e rrezikshme dhe një moment problematik, ndaj të gjithë duhet të jenë gati dhe kjo vlen për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi”, tha analisti.

Fehlinger theksoi se dy javët e ardhshme do të jenë të vështira për Ballkanin, ndaj apeloi që SHBA të shtojë trupat dhe t’i tregojë vendin Serbisë nëse do të bëjë përpjekje për të marrë territore.

“Dy javët e ardhshme do të jenë shumë të vështira. Rusia do që të ketë Serbinë gjithmonë në anën e saj, deri tani ka qenë e suksesshme, por dhe vetë Rusia është në prag të kolapsit ekonomik dhe gjëja e fundit që i duhen, janë sanksionet nga Serbia. Prania ruse dhe bashkëpunimi që po i ofron Serbia përbën rrezikun më të madh në Ballkan. Serbia kërkon ta kthejë Kosovën në një lloj Donbasi, ndaj duhet një prani më e madhe e trupave të SHBA në Ballkan për t’i treguar Serbisë se çdo përpjekje për të marrë territore do të marrë përgjigjen e merituar, kjo është mënyra e vetme për ruajtjen e paqes”, tha analisti austriak për Euronews Albania.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *