Sveçla: Asnjë sulm nuk na zbramps

Policia e Kosovës ka bërë prezantimin e të arriturave për vitin 2023.

Në këtë konferencë foli edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tha se gjatë këtij viti organet e rendit u ballafaquan me sulme të njëpasnjëshme.

“Me kidnapime ndaj kolegëve tuaj. Me sulme ndaj rendit kushtetues dhe së fundmi edhe me sulme terroriste, duke ia marrë jetën kolegut tuaj, heroit Afrim Bunjaku”, tha Sveçla.

Sveçla tha se asnjë “sulm nuk na zbramps”.

“Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit e sidomos terrorizmit, nuk ka alternativë”, tha ai.

I pari i MPB-së shtoi se sukseset e policisë u arritën fal vullnetit e përkushtimit, të çdo zyrtari policor, në çdo cep të Kosovës.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *