Ferizaj paraqet potencialin e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik për diasporën

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në kuadër të aktiviteteve për diasporën, mbajti sot konferencën ku u shpalosën mundësitë, potenciali i investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik në Ferizaj, për të interesuarit nga diaspora.

Në këtë konferencë ku të pranishme ishin një numër i madh biznesesh, të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti, Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu i cili shpalosi mundësitë që ofron Ferizajn për diasporën në kuptimin e investimeve. Në anën tjetër, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti njoftoi mbi mundësitë e lehtësirat si administrative, ashtu edhe fiskale që ofron Komuna për investimet nga diaspora.

Në këtë konferencë ku të pranishëm ishin përfaqësues nga USAID-i, Oda Ekonomike e Kosovës, Aleanca Kosovare e Biznesit si dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, u dhanë informacione të detajuara mbi tregun e Kosovës, mundësitë investive, lehtësirat si dhe fushat me fokus institucional për zhvillim, gjersa kjo ngjarje u mirëprit nga diaspora të cilët dhanë edhe propozime konkrete për këtë bashkëpunim, ku u vu theksi që të tilla ngjarje të jenë platformë e rregullt e bashkëpunimit reciprok.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *