ZRRE-ja nuk ka pranuar ankesa për faturat e këtij muaji

Zyra e Rregullatorit për Energji u ka bërë thirrje konsumatorëve që të kontaktojnë furnizuesin (KESCO) në qoftë se kanë shqetësim në faturat e tyre.

ZRRE-ja në një përgjigje për KosovaLajm, ka thënë që për momentin nuk kanë pranuar ankesa të konsumatorëve për faturimin e këtij muaji.

“ZRRE-ja, inkurajon të gjithë konsumatorët që ta kontaktojnë furnizuesin (KESCO), në qoftë se kanë shqetësime apo vërejnë parregullsi ne faturat e tyre. ZRRE-ja, ka një proces për ankesat e konsumatorëve që konsumatorët e përdorin gjatë gjithë kohës për zgjidhjen e çështjeve në lidhje me leximin e njehsorëve, faturimin, dhe çështje të tjera”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së për Klan Kosovën.

“Aktualisht, ZRRE-ja nuk ka pranuar ankesa të konsumatorëve për faturimin e këtij muaji”.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *