Është arrestuar një person në Vushtrri lidhur me një rast të tentim rrëmbimit që ka ndodhur më 23 dhjetor.I njëjti pas intervistimit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Smrekonicë, Vushtrri 23.12.2023-22:48. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit, i njëjti është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.Sipas njoftimit të mëhershëm kjo dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi.
“TENTIM RRËMBIMI- Vushtrri 23.12.2023-22:48. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas shkëmbimit të disa mesazheve me të dyshuarin mashkull kosovar – rreth një borxhi dhe derisa ishte me veturë në lëvizje, tri automjete i kanë bllokuar rrugë dhe nga ato janë dal disa persona të cilët duke e sulmua fizikisht janë munduar ta fusin në veturën e tyre, por në pamundësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Është njoftuar prokurori rasti në procedurë hetimore.”, pati njoftuar policia.