Operacioni i policisë në veri: Gjenden “iriqa”, bomba tymosëse, municion dhe uniforma ushtarake

Policia në orët e hershme të ditës së sotme ka zhvilluar një operacion policor në veri të Mitrovicës, konkretisht përballë shkollës teknike në Lagjen e Boshnjakëve.

Organet e rendit kanë arritur që falë informacioneve nga qytetarët, të gjejnë pajisje që mund ta rrezikojnë jetën e tyre e po ashtu mund të përdoren edhe kundër personelit policor, për t’i penguar në realizimin e detyrave ligjore.

Aty janë gjetur dhe konfiskuar: Tela gjëmborë të improvizuar (iriqa), bomba tymosëse, municion dhe uniforma ushtarake.

“Vlen të theksohet se uniforma e gjetur sot është e ngjajshme me uniformat që janë përdorur nga grupi terrorist në Banjskë, në shtator të këtij viti”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga policia transmeton Klankosova.tv

Operacioni të tilla do të vazhdojnë tutje, me qëllim të ndalimit të ndonjë sulmi ndaj policisë dhe ruajtjen së jetës së qytetarëve.

POLICIA veri

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *