Dy persona kanë vdekur në Bjeshkët e Junikut.
Rasti për Klankosova.tv është konfirmuar nga Stacioni Policor në Junik.
“Njësitet relevante kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Jemi në pritje të hetimeve rajonale. Sipas qytetarëve janë dy persona të vdekur”, thanë nga ky stacion.
Dyshohet se viktimat janë burrë e grua.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria e Pejës.
“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në Bjeshkët e Junikut. Prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Njësitet relevante policore do të bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre. Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në Mjekësinë Ligjore”, deklaruan për Lajm Kosovën nga kjo Prokurori.