Goditet me veturë një këmbësore shtatzënë e cila dyshohet se humbi binjakët e saj, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të shtunën e 23 dhjetorit, pasi i njëjti dyshohet se teksa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur një këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Raportohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, teksa vetë qëndron në gjendje të rëndë

Një person është arrestuar të shtunën e 23 dhjetorit, pasi i njëjti dyshohet se teksa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur një këmbësore, e cila ishte shtatzënë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se dyshohet se e njëjta ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Vushtrri, dhe i njëjti në raport është cilësuar si “aksident trafiku me lëndime – fatalitet”.

“Me 23.12.2023  është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *