Agim Berisha, themelues i AKR-së dega në Mitrovicë është nderuar sot me mirënjohje nga kryetari aktual i kësaj partie në Mitrovicë, Gjergj Beka.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Kadastrit në Komunën e Mitrovicës Artan Berisha që është i biri i Agimit.
Postimi:
Sot si gjithmonë u ndjeva krenar me babin tim Agim Berisha themelues i AKR-së dega ne Mitrovicë.
Kryetari i degës Gjergj Beka në shenjë falenderimi ndau mirënjohje dhe faleminderim të veçantë për të gjithë ata që me punë dhe përkushtim vepruan në të mirë të vendit,konkretisht në të mirë të qytetit në periudha të ndryshme.