Turqia arreston 304 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

Autoritetet turke kanë arrestuar 304 persona të dyshuar për lidhje me grupin militant Shteti Islamik në operacionet në 32 provinca.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, bëri të ditur se shumica e të dyshuarve u arrestuan në tre qytetet më të mëdha të Turqisë, Ankara, Stamboll dhe Izmir, shkruan Reuters.

“Ne nuk do të lejojmë asnjë terrorist të hapë sytë, për paqen dhe unitetin e popullit tonë. Ne do të vazhdojmë betejën tonë me përpjekjet intensive të forcave tona të sigurisë”, shkroi ai në platformën X.

Shteti Islamik ka kryer sulme të shumta në të gjithë Turqinë, duke përfshirë një sulm në një klub nate në Stamboll më 1 janar 2017, në të cilin u vranë 39 persona.

Autoritetet kanë shtuar operacionet kundër Shtetit Islamik dhe militantëve kurdë në javët e fundit, pasi militantët kurdë shpërthyen një bombë pranë ndërtesave qeveritare në Ankara më 1 tetor.

Turqia kryen rregullisht operacione në vend dhe në Irakun verior ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën e konsideron si një organizatë terroriste.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *