Parandalohen tri raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror, iniciohen rastet penale për hetim, në bashkëpunim me prokurorinë e Shtetit të RKS-së

Parandalohen tri raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror, iniciohen rastet penale për hetim, në bashkëpunim me prokurorinë e Shtetit të RKS-së

 

Prishtinë, më 21 dhjetor 2023

 

Bazuar në informata relevante të pranuara përmes rrugëve operative, me datën 21.12.2023 në rrugën Koshuticë – Leposaviq, patrullat kufitare policore kanë parandaluar kalim të paautorizuar të vijës kufitare dhe kontrabandim me mallra në drejtim të daljes nga territori i Republikës së Kosovës, në tri raste të ndara, si në vijim:

 

– Rasti i parë,

Vetura Hyundai, ngjyrë e hirit me targa serbe me dy të dyshuar meshkuj, në të cilën kishte të ngarkuar një gjenerator dhe pajisje bujqësore (frezë);

 

– Rasti i dytë

Kamioni SCANIA me targa të RKS-së, të cilin e voziste i dyshuari mashkull dhe në kamion kishte të ngarkuar drunjë, dhe

 

– Rasti i tretë

Vetura e tipit SHARAN ngjyrë e hirit, me targa serbe, me vozitës të dyshuarin mashkull, vetura e ngarkuar me ambalazh të birrave.

 

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar tri raste “Kalim i paautorizuar i vijës apo vendkalimeve kufitare më tentativë”, të cilat janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

 

Në vijim gjeni disa foto të rasteve:

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *