Theret me thikë një person në Prishtinë

Të martën rreth orës 13:30, një person në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, është therur me thikë nga dy persona.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, si provë materiale është konfiskuar një thikë, raporton Kosova Lajm.

“Rr. Enver Maloku, Prishtinë 19.12.2023 – 13:30. Viktima mashkull K-Shqiptar është duke u trajtuar në QKUK pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Si provë materiale është konfiskuar një thikë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *