Grabitje e armatosur në Veda Petrol, hajnat arrijnë të marrin pak para

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në pompën e derivateve ‘Veda Petrol’ në rrugën “Agim Bajrami” në Kaçanik

Sinjali mëson se dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armëve kanë kërkuar të holla nga punëtorët.

Por, sipas informacioneve të para, hajnat nuk kanë arritur të ‘avullojnë’ para nga arka e pompës, por kanë kapur vetëm disa monedha metalike, që ua kanë gjetur punëtorëve.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë intervistuar dy punëtorë të kompanisë, të cilët kanë deklaruar se të dyshuarit menjëherë pas kryerjes së veprës janë larguar me shpejtësi për në drejtim të panjohur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *