1 mijë këpucë për policët e Kosovës, tenderin e fiton kompania vendore “Solid” nga Suhareka

Tenderi që peshon 263 mijë euro do t’i bëjë me këpucë standarde rreth 1 mijë policë të Policisë së Kosovës. Kontrata është nënshkruar më 14 dhjetor me kompaninë vendase “Solid” nga Suhareka.

Rreth 1 mijë policë të Kosovës do të bëhen më këpucë të reja së shpejti.

Kështu thotë kontrata e nënshkruar më 14 dhjetor, e cila është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkuan KosovaLajm.

Sipas tenderit që peshon 263 mijë euro, rreth 1 mijë policë të Policisë së Kosovës do furnizohen me këpucë standarde policore.

Ato do të punohen nga ndërrmarrja vendore për prodhimin e këpucëve “Solid”, kompani kjo e cila e ka bazën në Suharekë, shkruan KosovaLajm.

Për këtë prokurim publik, Policia e kishte parashikuar vlerën e kontratës prej 265 mijë eurove, po firma suharekase e këpucëve e ka ofruar çmimin me të ulët, atë prej 263 mijë eurove.

Sipas dokumentit publik të publikuar në KRPP, 1 mijë policët për të cilët janë paraparë këpucët do t’i marrin ato në një periudhë prej 3 muajsh, shkruan KosovaLajm

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *