Me ligjin e ri të ATK-së, do t’i shpallet “luftë” informalitetit (VIDEO)

Punëtorë të padeklaruar nga bizneset, pritet të mos ketë më.

Me ligjin e ri të Administratës Tatimore të Kosovës, i cili pritet të hyjë në fuqi nga janari i 2024, operatorët obligohen që të lidhin kontratë me punëmarrësin një ditë para nisjes zyrtare të punës, raporton Klan Kosova.

Ligji sjell risi – nga mbyllja e bizneseve e deri te raportimet rigoroze.

Përveç kësaj, ligji i cili ka kaluar në Kuvend por akoma nuk i është dorëzuar ATK-së, pritet të ketë gjoba edhe për personat fizikë.

Derisa parashihet të rifunksionalizohet edhe bordi i ankesave, brenda administratës.

Rregullimin strikt me ligj të politikave tatimore po e mirëpresin edhe ekonomistët.

Të gjitha këto ndryshime, sipas ATK-së, janë bërë me qëllim të rritjes së formalitetit dhe eliminimit të keqpërdorimeve.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *