Ish-punëtori i Fabrikës së Letrës e padit AKP-në, kërkon borxhin e 13 pagave (VIDEO)

30 vjet të jetës së tij Hazir Bublica punoi në ish-fabrikën e Letrës në Lipjan. Punën e rojtarit e kreu deri në gusht të 2006-ës, kur filloi procedura e likuidimit të kësaj fabrike, pasi e njëjta u privatizua.

Ani pse e kishte përjetuar edhe largimin nga puna në kohën e masave të dhunshme, poshtërim më të madh thotë se ndjeu kur u largua në vitin 2006, raporton KIKS Kosova.

Largimi nga puna nuk ishte zhgënjimi i vetëm për të. 71-vjeçari as sot, pas 17 vitesh, nuk është paguar për 13 muaj punë në këtë fabrikë.

17 vjet pas, shteti ende nuk ua ka paguar borxhin tetë punëtorëve të kësaj fabrike, të cilët u diskriminuan nga qindra të tjerët, vetëm për shkak se bënë ankesë.

Duke pritur pagat e tyre, dy nga tetë punëtorët që kanë paditur Agjencinë e Mirëbesimit, tani Agjencia e Privatizimit, kanë ndërruar jetë. /Klankosova.tv

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *