41-vjeçari nga Kosova dyshohet se ka vrarë me thikë një shtatzëne në Itali

Një 41-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vrarë një shtetase italiane, 27-vjeçare në Treviso të Italisë.

Siç raportojnë mediat italiane, i dyshuari me inicialet B.F, me banim në Altivole (Treviso), e ka rrahur dhe goditur viktimën, e cila ishte shtatzënë, shtatë herë me thikë në hyrje të shtëpisë së saj, duke e lënë në vend.

Tutje, thuhet se viktima e kisha denoncuar në polici të dyshuarin më herët për ndjekje.

Policia italiane është vënë në kërkim të shtetasit kosovar, pasi është marrë në pyetje bashkëshorti i viktimës.

27-vjeçarja italiane ishte në pritje të fëmijës së dytë.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *