Pas një pune të madhe të drejtorit të Kadastrit Artan Berisha, nënkryetarit Arian Tahiri si dhe drejtorit për Shërbime Publike Granit Tmava në Komunën e Mitrovicës, vendosen shkronjat e arta ‘UÇK’ në kodër të Cërnushësh në Kçiq ku ato do të shihen pothuajse nga e tërë Mitrovica dhe më gjërë
Tashmë po merr formë edhe projekti më i veçantë i këtij viti. Shkronjat e arta të UÇK-së janë vendosur në kodrën që duket nga e gjithë Mitrovica dhe rrethina.
Kanë mbetur edhe disa punë infrastrukturore, për të shndërruar këtë kodër në një prej pikave më atraktive në Mitrovicë.
Më 30 dhjetor, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, do të bëhet përurimi i tri shkronjave më domethënëse për historinë e Kosovës.