15 fermerët përfitues sot kanë pranuar mekanizëm bujqësor në vlerë 63 mijë euro.
Për herë të parë në Mitrovicë, kemi shpërndarë pajisje për mbjelljen e misrit dhe grurit duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të praktikave bujqësore.
Fermerët përfitues të këtij mekanizmi bujqësor janë liderë në fushën e tyre dhe mund të konsiderohen si fermerët më të mëdhenjë të qytetit tonë të cilët kontribuojnë mjaftë shumë në avancimin e këtij sektori.
Ky projekt ka një rëndësi të jashtëzakonshme për fermerët tanë. Përveçse ua lehtëson punën, investimi ynë shërben si katalizator për rritjen e kapacitetit të kultivimit, kjo do të sjellë jo vetëm një prodhim më të pasur dhe cilësor, por gjithashtu do të ndihmojë në avancimin e bujqësisë së qytetit tonë.