Gërvalla: Kosova do ta mbrojë integritetin e saj territorial

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka pritur në takim ambasadorën jorezidente të Letonisë në Kosovë, Elita Kuzma.

Ajo e informoi diplomaten letoneze, për kërcënimet e vazhdueshme dhe agresionin e Serbisë kundër Kosovës që kulmoi me sulmin terrorist të 24 shtatorit.

“Kosova do të mbrojë integritetin territorial të saj dhe njëkohësisht së bashku me vendet aleate, partnere dhe mike angazhohet për ruajtjen e stabilitetit të rajonit duke synuar edhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha kryediplomatja e Kosovës.

Gërvalla e falënderoi Kuzman, për mbështetjen që Letonia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi.

Ajo theksoi se Republikën e Kosovës dhe Republikën e Letonisë i bashkojnë vlerat e përbashkëta dhe se të dyja vendet kanë kaluar sfidat e ngjashme në rrugëtimin e tyre për Liri e Pavarësi.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *