Avokati dhe profesori i kriminalistikës, Driton Muharremi ka thënë se ka kaluar koha e policëve me radar, njëherit duke shtuar se tash është koha për zgjidhje teknologjike.
Reagimi i tij vjen pas aksidentit tragjik në Prizen ku vdiqën tre persona.
Muharremi thekson se duhet të ketë radar statik dhe sinjalizime për radar sikur në vendet perëndimore.
“Ngjarja tragjike e mbrëmshme në Prizren jep alarmin qe institucionet e sigurisë në këtë rast MPB dhe policia urgjentisht të marrin masa për parandalimin e aksidenteve! Në kohën e teknologjisë së avancuar ka kaluar koha e policëve me radar!
Kjo metodë jo vetëm që nuk ka efikasitet por edhe iu jep policëve të trafikut të drejtën që ata me vendosë kujt i shqiptojnë gjobë e kujt jo, pra një farë çmuarje e lirë e vendimit për gjobë ose marrje patenti dhe ju jep shpresë vositësve se ndoshta mua nuk me kap radari!”, ka shkruar ai ndër të tjera.