Aksidenti me fatalitet në Prizren: Dy nga viktimat ishin futbollistë

Një aksident me fataliet ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Prizrenit.

Si pasojë tre persona kanë vdekur e tre të tjerë janë lënduar.

Dy nga viktimat ishin futbollistë.

Njoftimi u bë nga Klubi i Futbollit Gjakova.

“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ish-futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre”, thuhet në njoftim.

Deri tek aksidenti erdhi si pasojë e humbjes së kontrollit nga një automjet i cili i kishte goditur disa persona.

Dyshohet se dy vetura ishin duke bërë gara në autostradë.

Check Also

Suedia dërgon trupa në vijën e frontit të NATO-s, ushtria përgatitet për anëtarësim

Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni, ndërsa vendi po përgatitet për anëtarësimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *